Lidhje

Tingulli i vërtetë, dhe tani klasik i instrumentit persian kamancheh


Tingulli i vërtetë, dhe tani klasik i instrumentit persian kamancheh
Tingulli i vërtetë, dhe tani klasik i instrumentit persian kamancheh

Vetëm pak njerëz në Perëndim kanë dëgjuar tingullin e vërtetë, dhe tani klasik të instrumentit persian i njohur si kamançe, Por ky instrument po dëgjohet tani edhe në rajone shumë larg Iranit, siç është shteti amerikan i Ohios. Një muzikant iraniano-amerikan po ringjall tingullin e lashtë të këtij instrumenti dhe po ia paraqet atë një audience të re.

Të mësosh një instrumet klasik është diçka e vështirë.

“Mbyll sytë; fillon të luash muzikë dhe disi humbet në të”.

Është edhe më e vështirë pa mësues.

“Sapo ngrohem pak me instrumentin dhe filloj të lëviz gishtat, asgjë nuk më ndal më dot”.

“Sa herë shkoj në Iran dhe luaj kamancheh ndjehem sikur shkoj në toka dhe në histori të lashta”.

Shajan Parsai, një student 21 vjeçar, shkoi edhe një hap më tej…

“Youtube ishte për mua një mjet shumë i mirë për të dëgjuar dhe parë njerëzit se si e luajnë këtë instrument”.

Nëpërmjet videove në Youtube, pa mësues dhe pa muzikë apo libra, Parsai mësoi të luante kamançe duke parë video të artistit Kajan Kalhor, i cili konsiderohet si mjeshtri modern i këtij instrumenti antik.

Por kjo ditë ndryshon.

Në vend që ta shikojë Kajanin në Youtube, Shajan e shikon atë nga audienca.

Heroi i tij është në këtë qytet për të dhënë koncertin, që Shajan ndihmoi të organizonte me Shoqatën e Studentëve Persianë në Universitetin e Tolidos.

“Jam shumë i gëzuar dhe i entuziazmuar që ai është këtu dhe shpresoj që ky koncert të hapë dyert për shumë muzikantë të tjerë të zhanreve të ndryshme sepse kudo gjen njerëz që e duan muzikën”.

Dhe megjithëse kjo është provë, Shajan Parsai ka emocione.

“Është shumë prekëse. Ti e shikon këtë në Youtube dhe në videot që merr në dyqan… dhe tani e shikoj në koncert këtu. Është vërtet diçka e mrekullueshme”.

Shajan e shikon veten si njeri të gëzuar që takon drejtpërdrejt këshilltarin e tij në Youtube.

Atij i mbetet shumë për të bërë para se njerzit ta quajnë “Mjeshtër,” por me pak ndihmë të miqve të tij…

NATS: PARSAI & FRIEND PLAYING

Dhe Shajan Parsai e ka filluar mirë këtë rrugë.

XS
SM
MD
LG