Lidhje

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor


Trafficking in Persons 2013 Report

Trafficking in Persons 2013 Report

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’

Departamenti amerikan i Shtetit nxorri dje (19 qershor 2013) raportin vjetor të Trafikut Njerëzor për vitin 2013. Në pjesën për Shqipërinë thuhet se ajo është burim trafiku për burra, gra dhe fëmijë, të cilët shfrytëzohen për qëllime seksuale dhe për punë të detyruar. Viktimat shqiptare i nënshtrohen trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual brenda Shqipërisë si dhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe në Britaninë e Madhe.

Qeveria shqiptare, thuhet në raport, nuk i përmbush kushtet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithë masat e konsiderueshme që ka marrë për të luftuar këtë dukuri. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, qeveria nuk mundi të paraqiste prova për shtimin e përpjekjeve në shqyrtimin e trafikimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës që mbulon raporti dhe për këtë arsye Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’.

Në raport, qeveria shqiptare kritikohet se hoqi koordinatorin kombëtar kundër trafikimit, i cili ishte shumë efikas në bashkëpunimin me OJQ-të për të zhvilluar mekanizmin kombëtare të referimit (MKR) dhe procedurat standarde të veprimit, dhe e la këtë pozicion bosh për pesë muaj. Kjo bëri që zyra e koordinatorit kombëtar të mos kishte autoritetin të organizonte takime ndërmjet agjencive. Disa ministri nuk caktuan përfaqësues për të marrë pjesë në MKR dhe mungesa e koordinimit pengoi zbatimin e ligjit kundër trafikimit. Ndihma për fëmijët viktima të trafikimit nuk ishte e vazhdueshme.

Raporti i parashton këto rekomandime Shqipërisë:

Të ulë shkallën e lartë të qarkullimit mes zyrtarëve të qeverisë, veçanërisht brenda forcave lokale të policisë, për të ruajtur kapacitetin e përftuar nga zyrtarë me trajnim të veçantë për shqyrtimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Të shpërndajë të ardhura për zyrën e koordinatorit kombëtar kundër trafikimit në mënyrë që të ulë varësinë e tij ndaj donatorëve të huaj dhe të shtojë përpjekjet për parandalim.

Të trajnojë rregullisht policë dhe zyrtarë në nivel lokal për procedurat standarde të veprimit me qëllim rritjen e numrit të viktimave të identifikuara dhe ndihmuara në Shqipëri.

Të garantojë se viktimat e trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual nuk do të dënohen për prostitucion.

Të garantojë zbatimin e plotë të MKR-së duke caktuar përfaqësues të përgjegjshëm nga secila ministri.

Të trajnojë zyrtarët në njësitë e mbrojtjes së fëmijëve për të shtuar identifikimin e treguesve të trafikimit dhe t’i dërgojë viktimat drejt shërbimeve përkatëse.

Të financojë shërbime mbrojtëse për viktimat fëmijë të trafikimit.

Të hetojë fuqishëm dhe të ndjekë penalisht shkelësit trafikues.

Të zbatojë procedura favorizuese për viktimat për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Të zgjerojë shërbimet komunitare për riintegrimin dhe fuqizimin e viktimave për të ndihmuar në heqjen e stigmës së ‘turpit’ lidhur me trafikimin.

Të vazhdojë të shtojë përpjekjet me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit ndaj trafikimit për punësim.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG