Lidhje

Në Tiranë nis puna për bulevardin e ri


Në Tiranë Bashkia e kryeqytetit inauguroi sot nisjen e punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri, i cili do të jetë një zgjatim i aksit kryesor që përshkon qendrën e qytetit. Kryebashkiaku Lulzim Basha, e cilësoi këtë moment si një ditë historike për Tiranën.


Ndërtimi i bulevardit, pjesë e një projekti të zgjeruar zhvillimi të kryeqytetit, do të realizohet falë një investimi prej 26 milion eurosh. Për ndërhyrjet në këtë zonë si dhe për rehabilitimin e lumit të Tiranës, Bashkia ka siguruar një financim prej 61 milion eurosh nga Emiratet e Bashkuara arabe dhe Katari. Përgjatë bulevardit do të ndërtohet edhe bashkia e re e kryeqytetit, Pallati i Drejtësisë dhe një sërë institucionesh të reja publike.


Ceremonia e sotme u shoqërua me protestat e banorëve shtëpitë e të cilëve do të prishen. Ata ankohen për shuma të ulta të kompensimit, për të cilat zoti Basha premtoi rishikim të cdo rasti.

XS
SM
MD
LG