Lidhje

Tirana i cilëson ekstremiste thirrjet për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë


Tirana i cilëson ekstremiste thirrjet për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë
Tirana i cilëson ekstremiste thirrjet për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë
Në Shqipëri, Ministria e Jashtme i cilësoi si ekstremiste, thirrjet për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë të shprehura publikisht në Prishtinë dhe Tiranë nga Lëvizja Vetvendosje.
Në një deklaratë të saj sot vlerësohet se “veprime të tilla, si imitim i politikave ekstremiste serbe, nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet kontruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, të një shteti që ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, në shërbim të paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon”. Sipas deklaratës së ministrisë së jashtme shqiptare “Përdorimi i retorikës nacionaliste e pseudo-patriotike, në funksion të axhendave politike partiake, nuk i shërben aspak objektivave madhore të shqiptarëve për integrimin e secilit nga shtetet ku ata jetojnë në trojet e tyre, në Bashkimin Evropian, dhe nuk ndihmojne në njohjet e reja për shtetin e ri të Kosovës”
Lëvizja Vetvendosja ka njoftuar se më datë 14 janar do të bllokojë pikat kufitare të Merdares dhe Dheut të Bardhë ne shenjë proteste për mosrespektimin nga ana e Serbisë të parimit te reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare. Drejtuesi I kësaj Lëvizje Albin Kurti, bëri thirrje dje në Tiranë që edhe shqiptarët e Shqipërisë t’I bashkohen protestës së tyre e cila sic theksoi ai do të jetë paqësore.
XS
SM
MD
LG