Lidhje

Tirana, kryeqyteti 92-vjeçar


Tirana, kryeqyteti 92-vjeçar

Tirana, kryeqyteti 92-vjeçar

Tirana festoi sot 92 vjetorin e shpalljes kryeqytet, duke nderuar burrat themelues të shtetit shqiptar, dhe duke shfaqur ambicjet për zhvillimin e vete në të ardhmen e afërt. Drejtues të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare morën pjesë në një konferencë shkencore, duke e vlerësuar këtë ditë historike si një shkas për të reflektuar mbi të ardhmen e kryeqytetit dhe projektet për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve.

Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha se “qysh nga fillimi i shekullit të kaluar Tirana u bë qendra më mikpritëse e banorëve nga të gjitha krahinat dhe nga të gjitha besimet e ndryshme fetare, duke u ofruar atyre mundësi të njëjta për jetë të kulturuar dhe punë të ndershme”. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, premtoi “mbështetjen e çdo projekti ndërtimor që do ta zhvillojë më tej Tiranën si një qytet perëndimor e të kulturuar, duke respektuar traditat demokratike të banorëve të saj”.

Asambleja Kombëtare, parlamenti dhe qeveria e kryeministrit Sulejman Delvina, që u zgjodhën në Kongresin Shtetformues të vitit 1920 vendosën që të hartojnë kushtetutën e parë demokratike të shtetit shqiptar, dhe të zgjedhin Tiranën si kryeqytetin e shtetit të ri, në valën më të egër të pushtimeve dhe sulmeve nga ushtritë ballkanike. Historianët vleresojnë se Kongresi i Lushnjes është ngjarja më e rëndësishme në shtetformimin dhe vazhdimësinë e vetëqeverisjes shqiptare, kur burrat e shtetit morën vendime historike të frymëzuar nga mesazhet e presidentit amerikan, Udrou Uillson mbi të drejtat e popujve të vegjël për vetëvendosje.

XS
SM
MD
LG