Lidhje

Tirana reagon mbi raportin e senatorit Marti për Kosovën

  • Armand Mero

Tirana reagon mbi raportin e senatorit Marti për Kosovën

Tirana reagon mbi raportin e senatorit Marti për Kosovën

Për raportin e anëtarit të asamblesë së Këshillit të Europës Dick Marty, reagoi sot edhe kryeministri Sali Berisha.

Gjatë një takimi që ai pati pasdite me Drejtorin e Përgjithshëm për Demokracinë dhe Çështjet Politike në Këshillin e Europës, Jean Louis Laurens, kryeministri është shprehur se sipas tij raporti është totalisht i pabazuar në asnjë fakt, evidencë apo realitet, çka dëshmon - sipas kryeministrit shqiptar - për një anësim politik të qartë të autorit gjë e cila - ka theksuar zoti Berisha - përbën edhe një abuzim flagrant me autoritetin e Këshillit të Europës.

Po gjate takimit me zyrtarin e Keshillit te europes, edhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka shprehur kritika te forta ndaj raportit te deputetit zviceran Marty.

"Ai është një raport i pabazuar në asnjë fakt dhe dëshmon shpërdorim të paprecedent të detyrës nga ish-prokurori Dick Marty", eshte shprehur zonja Topalli.

Sipas saj, "nëse deputeti nuk paraqet fakte për ato që ka shkruar dhe nuk i paraqet këto në Gjykata, do të ishte në nderin e Këshillit të Evropës, të kërkojë një ekspertizë mjeko-ligjore si dhe një hetim tërësor rreth rrethanave që e kanë shtyrë atë të prodhojë një raport të tillë ” tha zonja Topalli.

XS
SM
MD
LG