Lidhje

Tiranë, dy partitë kryesore shqyrtojnë listat e kandidatëve për 8 majin


Tiranë, dy partitë kryesore shqyrtojnë listat e kandidatëve për 8 majin

Tiranë, dy partitë kryesore shqyrtojnë listat e kandidatëve për 8 majin

Në Tiranë, dy partitë kryesore rivale për zgjedhjet vendore po shqyrtojnë listat e kandidatëve për 385 bashki e komuna të Shqipërisë.

Partia Demokratike publikoi në mesditë listën e kandidatëve të saj për dhjetëra bashki e komuna, së bashku me vendet bosh të aleatëve, kandidatë nga Partia Republikane, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe një numër partish të tjera.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e sotme të partisë se ky është koalicioni më i gjerë partiak që është arritur ndonjëherë në politikën shqiptare. Ai tha se “Koalicioni për qytetarin” do të vazhdojë të punojë për të përmirësuar jetën e banorëve dhe komunitetit në të gjithë Shqipërinë dhe nuk do të merret me pretendimet politike dhe propagandistike të opozitës.

Zoti Berisha tha se kandidatët e shumicës do të dëgjojnë kërkesat e qytetarëve gjatë fushatës, dhe do të ndjekin programin e investimeve sipas nevojave të komunitetit.

Ndërkaq, Partia Socialiste e opozitës nis një mbledhje kryesie për të vendosur mbi listën përfundimtare të kandidatëve opozitarë. Partia kryesore e opozitës ka zhvilluar një seri konferencash në rrethe për të shqyrtuar një mori kandidaturash që synojnë të sjellin fitoren e Partisë Socialiste. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, bëri të ditur se ai do të rikandidojë për kryetar bashkie në Tiranë, ndërkohë që konkurrenti i tij, Lulëzim Basha, ka nisur takimet e fushatë, pasi dha dorëheqjen nga posti i ministrit të brendshëm.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG