Lidhje

Tiranë, forcat politike reagojnë ndaj arrestimeve në Preshevë


Në Tiranë, qeveria u bëri thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritetet e Beogradit.

Për mes një deklarate zyrtare, qeveria e kryeministrit Berisha “dënoi me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga serbët në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale” duke e quajtur atë “një akt terrori policesk, me qëllime të ulëta politike”.

Ndërsa Partia Socialiste shprehu shqetësim të thellë për rritjen artificiale të tensioneve politike në prag të zgjedhjeve në Serbi.

Partia Socialiste bëri thirrje për uljen e tensioneve ndëretnike dhe paralajmëron për rrezikun që vjen nga rikthimi i retorikës e praktikave të pak viteve më parë, të cilat dëmtojnë rëndë harmoninë ndëretnike dhe pengojnë bashkëpunimin rajonal.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG