Lidhje

Tiranë: Ndërtuesve u shtohen shpresat për hipotekimet e vonuara


Tiranë: Ndërtuesve u shtohen shpresat për hipotekimet e vonuara

Tiranë: Ndërtuesve u shtohen shpresat për hipotekimet e vonuara

Qarqet e biznesit mirëpritën me një optimizëm të matur si një hap të parë marrëveshjen e nënshkruar midis bashkisë së Tiranës dhe qeverisë për lehtësimin e procedurave në hipotekimin e vonuar të qindra bizneseve.

Shoqata e ndërtuesve thotë se kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, po përpiqet të përmbushë premtimin për hipotekimin e pallateve me shkelje teknike. Përfaqësuesi i saj, Ilir Hebovija, thotë se marrëveshja e bashkisë me ministrinë e drejtësisë dhe atë të punëve publike është një hap pozitiv, por në zbatimin e saj duhet të përfshihet edhe shoqata e ndërtuesve të Shqipërisë. “Shoqata jonë është një palë e interesuar thellësisht për zgjidhjen e këtij problemi, dhe zotëron gjithë informacionin dhe përvojën për t’u bërë pjesë e procesit” - tha ai.

Sipas të dhënave të besueshme e të paplota, vetëm në Tiranë janë mbi 400 pallate të pahipotekuara dhe Brenda tyre janë mijëra apartamente pa hipoteka. Procedurat e reja pritet të pajisin mijëra banorë me tapitë e shtëpive ku jetojnë prej shumë vitesh pa asnjë document pronësie, edhe pse i kanë blerë ato me para në dorë.

“Parregullsia vinte në çastin kur ndërtuesi merrte një leje ndërtimi, por shkelte me shtesa katesh projektin e parë. Kjo e bënte të pamundur marrjen nga bashkia të lejes së shfrytëzimit, duke i hapur rrugë korrupsionit dhe rryshfeteve të konsiderueshme” - thotë Bardhi Sejdarasi, drejtor i përgjithshëm i organizatës “Biznes Albania”. Ai shton se hipotekimi i vonuar do të shtojë transparencën dhe do të ulë mundiëstë për korruptim.

Vitet e fundit u bnë shumë ligje dhe marrëveshje që nuk janë zbatuar asnjëherë. Deri tani as qytetarët nuk marrin dot dokumentat e pronësisë dhe as ndërtuesit nuk shkëputen dot nga klientët e tyre, për të nisur punime të tjera. Këto hipotekime në 400 pallate pritet të hedhin në tregun e banesave mijëra apartamente, që llogariten se shkojnë rreth 800 milionë euro.

XS
SM
MD
LG