Lidhje

Tiranë: Opozita kërkon debat mbi opinionin e Komisionit Evropian


Tiranë: Opozita kërkon debat mbi opinionin e Komisionit Evropian
Tiranë: Opozita kërkon debat mbi opinionin e Komisionit Evropian

Në Tiranë opozita vendosi sot të kërkojë një seancë me debat lidhur me përmbajtjen e opinionit të Komisionit europian i cili në fillim të muajit nuk i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

Raporti i komisionit europian ka qenë më kritiku i hartuar vitet e fundit për zhvillimet në Shqipëri. Opozita e ka konsideruar si një shuplakë për qeverinë, ndërsa shumica ka bërë fajtore opoziten se me bojkotin dhe qëndrimin e saj ndaj parlamentit është bërë pengesë për reformat.

Kërkesa e deputetëve socialist për debatin shoqërohet edhe me një projekt rezolutë në tesktin e së cilës opozita kërkon zgjidhjen e ngërcit lidhur me hetimin e zgjedhjeve të shkuara si dhe angazhimin e parlamentit për të garantuar pavarësinë e sistemit gjyqësor, një luftë më efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, lirinë e medias, autonominë e plotë të pushtetit vendor si dhe një strategji për cështjet që lidhen me pronën.

Sipas regullores, projektrezoluta do të duhet t’i nënshtrohet votimit nga ana e parlamentit.

XS
SM
MD
LG