Lidhje

Tiranë: Sekuestrohet 1 kg kokainë, arrestohen 3 persona


Tiranë: Sekuestrohet 1 kg kokainë, arrestohen 3 persona
Tiranë: Sekuestrohet 1 kg kokainë, arrestohen 3 persona

Në Shqipëri Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë bënë të mundur sot sekuestrimin e një sasie prej 1 kilogram kokainë e nisur nga Amerika Latine si dhe arrestoi tre persona, ndërkohë që hetimet janë shtritrë dhe ndaj disa personave të tjerë.

Hetimi për këtë trafik ka nisur pas sinjalizimeve nga Anglia e më pas është bashkëpunuar edhe me autoritetet amerikane dhe ato italiane. Kokaina e nisur nga Panamaja është drejtuar fillimisht për Shtetet e Bashkuara pastaj ka mbëritur në Itali dhe së fundi në Tiranë. Personat e arrestuar janë vetëm pritësit e drogës. Kjo është hera e tretë brenda pak kohë që sekuestrohet lënë narkotike e nisur nga Amerika latine dhe sipas autoriteteve shqiptare tregon për një rritje të tregut të përdorimit të kokainës edhe në Shqipëri.

Po sot policia njoftoi për sekuestrimin e një sasie prej 43 kilogram marijuhanë dhe arrestimin e 6 personave të tjerë abnëtarë të një rjeti për shpërndarjen e kësaj droge në kryeqytet. Policia tha se kishte një muaj që po kryente hetime ndaj këtij rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike.

XS
SM
MD
LG