Lidhje

Shqipëri: PD organizon protesta


PD organizon protesta
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00
Në Tiranë, Partia Demokratike e opozitës deklaroi sot se qeveria po i braktis premtimet e saj dhe, sipa saj, reformat e nisura në ekonomi po dështojnë. Opozita po organizon një tubim proteste në përvjetorin e rrëzimit të monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha. Kjo sipas kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen ndaj varfërisë dhe problemet ekonomike, që po shtohen.
PD organizon protesta
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Partia Demokratike e opozitës bëri të ditur se protestat e saj kanë në qendër shqetësimin mbi vështirësitë ekonomike që po kalon vendi. Sipas drejtuesve të saj, varfërinë dhe problemet ekonomike po i shkakton qeveria socialiste me paaftësinë e saj. Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në konferencën e Tiranës, ku u theksua se tashmë është koha për protesta ndaj krizave që po shkakton qeveria. Zoti Basha tha se varfëria po shtohet, ndërsa qeveria nuk po jep zgjidhje, por është shkëputur nga realiteti, ku njerëzit vuajnë nga papunësia dhe humbja e shpresës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se opozita e përqëndruar te protesta e 20 shkurtit, sepse qeveria nuk është e besueshme dhe shkatërroi ligjet e miratuara me mirëkuptimin e gjithë palëve. Opozita po organizon një marshim proteste pas një jave, i cili përkon me përvjetorin e rrëzimit të monumentit të diktatorit Enver Hoxha nga sheshi Skënderbej.

Nga ana e qeverisë janë miratuar ndërkohë dy komisione parlamentare, ku opozita ka përparësi. Njëri komision u ngrit për të hetuar emërimet dhe shkarkimet e bëra nga qeveria e re në radhët e drejtuesve të policisë së shtetit, pas pretendimeve të opozitës për shkelje ligjore në këtë fushë. Ndërsa komisioni tjetër pritet të nisë reformën territoriale administrative, ku ndihmesa e opozitës është e nevojshme, ndaj edhe komisioni u ndërtua me një numër anëtarësh të barabartë dhe me të drejtë vetoje për opozitën. Komisioni ka 8 anëtarë nga socialistët dhe 8 anëtarë nga opozita, por praktikisht ai nuk mund të veprojë, sepse Partia Demokratike nuk po merr pjesë.
XS
SM
MD
LG