Lidhje

Tiranë: Takim i vendeve të rajonit që aspirojnë të pranohen në BE


Në Tiranë, procesi i integrimit europian mblodhi sot përfaqësues të parlamenteve nga të gjitha vendet e rajonit që aspirojnë të bëhën anëtare. Në takim ishin përfaqësues të komisioneve të Integrimit nga Kosovo, Bosnja, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Turqia

Duke folur në takim ambasadori i delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë Ettore Sequi u shpreh:

“Bashkimi Evropian ka dhënë shpesh prova për angazhimin e tij për të ardhmen evropiane të rajonit”. Ndërsa duke ju referuar Shqipërisë ai theksoi se “Plotësimi me sukses i 12 prioriteteve kyçe të vendosura nga Opinioni i BE-së për Shqipërinë, përbën kushtin për të ecur më tej në rrugën e integrimit evropian. Integrimi është një proces i bazuar në merita. Në kontekstin aktual – shtoi ai - Vendet Anëtare të Bashkimit Evropian do të duhen të binden më shumë se kurrë më parë se është duke u bërë sa duhet, por dhe është arritur sa duhet”. Kryetarja e parlamentit shqiptar Jozefina Topalli deklaroi se “megjithë vështirësit dhe pengesat e hasura në këtë rrugë të gjatë, asgjë nuk mund ta pengojë këtë proces”.

Ndërsa kryetari i Komisionit parlamentar të integrimit, deputeti socialist Ditmir Bushati vuri theksin te roli i komisionit si ura lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve, për t’i qartësuar këta të fundit për të patur pritje sa më realiste rreth këtij procesi që kërkon reforma edhe të vështira, tha zoti Bushati.

XS
SM
MD
LG