Lidhje

Tiranë: Vazhdojnë polemikat gjatë numërimit të votave nga KQZ

  • Armand Mero

Tiranë: Vazhdojnë polemikat gjatë numërimit të votave nga KQZ

Tiranë: Vazhdojnë polemikat gjatë numërimit të votave nga KQZ

Në Tiranë ka vazhduar edhe sot mes polemikave verifikimi i kutive të garës në kryeqytet dhe rinumërimi i fletëve të hedhura gabim. Ndërkohë socialistët dhe demokratët këmbyen sërish akuza në distancë për procesin i cili po zhvillohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ndonëse pritej që procesi i verifikimit të të gjitha kutive në kryeqytet të zgjaste për shumë ditë, ai ka ecur me shpejtësi dhe tanimë kanë mbetur edhe tre nga 11 njësitë e Tiranës pa iu nënshtruar kontrollit. Debatet nuk kanë munguar as gjatë ditës së sotme, ku mes palëve ka patur përplasje për disa kuti të dëmtuara për të cilat përfaqësuesit e opozitës kërkuan që të mos merreshin në konsideratë. Komisioni qëndror megjithatë urdhëroi hetimin mbi integritetin e tyre dhe më pas i përfshiu në procedurat e nisura të verifikimit.

Nga Selia e Partisë Socialiste edhe sot nuk kanë munguar akuzat mbi procesin që po zhvillohet në KQZ. Sipas deputetit Blendi Klosi “maskarada në Komisionin Qendror po kalon çdo kufi” duke deklaruar se kutitë kanë probleme me integritetin e tyre dhe se shifrat vazhdojnë të mos rakordojnë.”

Nuk vonoi reagimi i Partisë Demokratike, sipas së cilës akuzat e kryetarit socialist Rama janë të pabaza dhe absurde dhe se i gjithë procesi është i lirë, i ndershëm dhe transparent.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG