Lidhje

Në kërkim të jashtëtokësorëve


Pas filmit të suksesshsëm të vitit 1982 “E.T. the Extraterrestrial” apo “Jashtëtokësori”, kërkimet për jetë inteligjente jashtë tokësore morrën hov të ri. Pavarësisht se deri tani nuk ka prova, shkencëtarët ende po zhvillojnë kërkime dhe dërgojnë sinjale në hapësirë. Materiali në vazhdim tregon se përparimet e fundit teknologjike po i ndihmojnë shkencëtarët në përpjekjet e tyre.

Kërkimet për jashtëtokësorë po bëhen përmes “syve” dhe “veshëve” të teleskopikëve. Michael Liu, profesor astrologjie në Universitetin e Havait në Honolulu, përdor një teleskop optik për parë planetet që sillen rreth orbitave të yjeve të largët.

Ai thotë se deri së fundmi, teleskopët tokësorë nuk ofronin imazhe tejet të qarta të yjeve të largët si rezultat i thyerjes së dritës që kalon në atmosferën e tokës. Por kjo ka ndryshuar.

“Një përparim teknologjik në 15 vitet e fundit është se teleskopët tani janë të pajisur me teknologji të njohur si optikë adaptuese, që mundëson matjen në kohë reale të dridhjeve të atmosferës së tokës dhe korrekimin e imazheve.”

Ai thotë se imazhet e yjeve tani janë 10 herë më të qartë se sa më parë. Aktualisht, shkencëtarët nuk mund të shohin planetet e largëta. Ata përllogarisin prezencën e tyre duke matur tërheqjen gravitacionale të yjeve përreth. Po ashtu është e mundur të zbulohet nxehtësia e çliruar nga planetet e reja që ofrojnë ide mbi përbëjet fizike të tyre, si madhësia, energjia që çlirojnë dhe madje edhe materialet përbërëse.

“Çdo copëz evidence e gjetur sot sugjeron se sistemet planetare, planetet rreth yjeve, janë të zakonshme. Po ashtu jemi gjithnjë e më parë gjetjes së planeteve si toka përreth yjeve si dielli ynë. Kjo duket thuajse e pashmangshme.”

Shkencëtarë të tjerë po përdorin radioteleskopë për të dëgjuar trasmetimin e frekuencave radiofonike nga thellësia e hapësirës.

Alan Penny, profesor astronomie në Universitetin St. Andrews në Skoci, është kryetar i grupit për kërkime jashtëtokësore të Mbretërisë së Bashkuar, që planifikon të lidhë të gjithë radioteleskopët në Britani në një rrjet gjigand në kërkim të jetës intelegjente jashtëtokësore.

Ai thotë se zhurmat dhe sinjalet natyrale nga yjet dhe kuazarët janë kaotikë, ndërsa sinjalet nga jeta intelegjente duhet të kenë strukturë.

“Nuk ka burim natyral, nuk ka yll apo kuazar ta bëjë këtë. Kur merr imazhin nga qielli dhe shikon ngjyrat, ekuivalenti i ngjyrave, nëse ka një vijë të hollë...ajo duhet të jetë artificiale, çka nënkupton se duhet të ketë inteligjencë.”

Meqenëse hapësira është e pafund, ku po kërkojnë astronomët për jetë jashtëtokësore?

“Ndoshta ata janë si ne dhe jetojnë në planete të tjera dhe dërgojnë valë të fuqishme radiofonike. Drejtojmë teleskopin drejt yjeve të afërm për të cilët dihet se kanë planete dhe brenda dhjetë viteve kemi zbuluar planete rreth yjeve të afërm.”

Ai thotë se financimi për kërkime do të bëhet nga grante private dhe pret që rrjeti në Britani të jetë plotësisht funksional pas rreth dy vitesh. Ndërkohë, shkencëtarë të tjerë vazhdojnë të kërkojnë për jashtëtokësorë sëpse siç thonë ata, shanset janë të larta që ne nuk jemi të vetmit.
XS
SM
MD
LG