Lidhje

Konferencë në Tokjo për kibernetikën


Japonia dhe Shtetet e Bashkuara janë duke zhvilluar sot një konferencë në Tokio, për të nxitur bashkëpunimin në fushën e kibernetikës. Konferenca synon evidentimin e kërcënimeve kiberentike, përfshirë ruajtjen e informacioneve të rëndësishme.

Konferenca mbahet pas një raporti të Pentagonit, ku Kina akuzohet për spiunazh kiberentik ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Është hera e parë që theksohet kjo çështje në raportin vjetor të Pentagonit lidhur me fuqinë ushtarake të Kinës.

Përherë e më tepër janë duke u shtuar shenjat për sulme kiberentike nga Kina, që sipas ekspertëve kanë shkaktuar humbje ekonomike me vlerën e miliarda dollarëve dhe përbëjnë shqetësim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Washingtoni po përpiqet të fuqizojë masat mbrojtëse duke punuar me kompani të Internetit dhe me firma të sigurisë për rrezikun e sulmeve kibernetike.

Në përfundim të konferencës, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia do të bëjnë një deklaratë lidhur me prëpjekjet e përbashkëta për angazhimin e vendeve të ndryshme që t’i binden rregullave të sigurisë kiberentike.
XS
SM
MD
LG