Lidhje

Vdes shkrimtari i famshëm amerikan, Tom Clancy


Temat kryesore të trajtuara nga Clancy përfshijnë Luftën e Ftohtë, trafikun e narkotikëve dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik

Shkrimtari i famshëm amerikan Tom Clancy, romanet e të cilit me spiunë dhe histori ushtarake magjepsën lexuesit dhe frymëzuan filma të shumtë të Hollivudit, vdiq dje në moshën 66 vjeçare.

Sipas njoftimeve të mediave amerikane, Clancy vdiq në një spital në Baltimor të Merilendit.

Të 20 romanet e tij përshkruajnë histori plot detaje spiunësh, ushtarësh dhe politikanësh. Libri i tij i ardhshëm, “Command Authority,” pritet të botohet me 3 dhjetor.

Temat kryesore të trajtuara nga Clancy përfshijnë Luftën e Ftohtë, trafikun e narkotikëve dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
XS
SM
MD
LG