Lidhje

Tomas Kantrimen viziton Maqedoninë

  • Isak Ramadani

Tomas Kantrimen viziton Maqedoninë

Tomas Kantrimen viziton Maqedoninë

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen shprehu sot shqetësimin në Maqedoni për çështje që kanë të bëjnë me shtetin ligjor dhe lirinë së shtypit.

Zoti Kantrimen i bëri komentet gjatë një vizite në Shkup, ku u takua me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me kryetarët e dy partive më të mëdha në vend. I pyetur mbi mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme, zyrtari amerikan tha se kjo është një çështje e brendshme politike e Maqedonisë duke shtuar se ai pret nga drejtuesit e politikë të sillen me përgjegjësi.

Zoti Kantrimen shkoi në Shkup një javë para vizitës që kryeministri Gruevski pritet të bëjë në Shtetet e Bashkuara. Ai u takua dhe me udhëheqësin e Lidhjes Social Demokrate të opozitës Branko Cërvenkovskin dhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Zyrtari i lartë amerikan shkon nesër në Kosovë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG