Lidhje

1.7 milion dollarë për një peshk ton të kuq


Një lloj i veçantë peshku, toni i kuq, tepër i preferuar në Japoni, u shit sot në tregun e peshkut të Tokios me çmimin rekord 1,7 milion dollarë, një shifër kjo tre herë më e lartë se ajo e një tonit të kuq që u shit vitin e kaluar.

Peshku me peshë 222 kilogramë u ble nga pronari i njërit prej rrjetit të restoranteve Kiyosho Kimura. Toni u kap në brigjet verilindore të Japonisë. Një copë toni të kuq kushton rreth 24 dollarë.

Japonezët përbëjnë 80 për qind të konsumatorëve të këtij peshku ton të veçantë në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG