Lidhje

Çmimet Tony në teatrin amerikan

  • Zamira Edwards

Mbrëmë në New York u zhvillua ceremonia e dhënies së çmimeve Tony në teatrin amerikan. Muzikali Kinky Boots fitoi 6 çmime, numri më i madh i një pjese teatrale në këtë ceremoni për vitin 2013.

Neil Patrick Harris për të katërtën herë drejtoi ceremoninë e dhënies së çmimeve Tony në industrinë e teatrit amerikan dhe luajti një rol shumë të rëndësishëm që ta shoqëronte programin me humor. Ai e hapi ceremoninë, duke kënduar mes dhjetra këngëtarëve dhe kërcimtarëve.

Në numrin e suksesshëm të hapjes Neil Patrick Harris luajti në kitarë si në një bar dhe shumë shpejt u përfshi nga artistët më të mirë nga disa prej muzikalëve më të mirë. Harris këndoi "It's bigger! Tonight it's bigger," kërceu dhe i premtoi audiencës një program me të vërtetë legjendar.

Muzikali "Kinky Boots," me këngë nga ylli i muzikës pop dhe suksesi i Broadway-it, Cyndi Lauper, ishte emëruar për 13 çmime Tony dhe zuri vendin e parë me 6 çmime për vitin 2013, mes tyre muzikali më i mirë dhe aktori më i mirë. Një prej çmimeve e mori vetë Cyndi Lauper. Ky muzikal fitoi edhe çmimin për koreografinë më të mirë dhe 2 çmime teknike, ndërkohë që Billy Porter fitoi çmimin e aktorit më të mirë në një muzikal. Muzikali është përshtatur nga një film britanik i vitit 2005 rreth një fabrike këpucësh, që u riorganizua për të prodhuar çizme për mbretëresha të mërzitshme.

Pjesa komike e Christopher Durangut, "Vanya and Sonia and Masha and Spike" fitoi çmimin Tony në kategorinë e pjesës më të mirë teatrale.
"Matilda the Musical" dhe "Pippin" fituan nga 4 çmime secila, ndërsa dy pjesë të tjera teatrale, "Who's Afraid of Virginia Woolf?" dhe "The Nance" fituan secila nga 3 çmime.

Diane Paulus dhe Pam MacKinnon që të dyja fituan kategorinë e regjizorit, diçka e rallë që femrat fitojnë çmimin në këtë kategori si për një muzikal edhe për një pjesë teatrale në të njëjtin vit.

Courtney B. Vance fitoi në kategorinë e aktorit më të mirë dhe konkuronte me Tom Hanks në pjesën "Lucky Guy", ku portretizohet një redaktor gazete. Ai ia dedikoi çmimin nënës së tij.

Hanks ndërkohë doli nga ceremonia duar bosh, një aktor i ri në Broadway, i cili ishte emëruar në pjesën teatrale "Lucky Guy".

Tracy Letts fitoi çmimin në kategorinë e aktorit më të mirë për rolin e tij në pjesën Who's Afraid of Virginia Woolf, ndërsa Cicely Tyson fitoi në kategorinë e aktores më të mirë me pjesën The Trip to Bountiful.

Ceremonia e mbrëmshme u shoqërua me një shumllojshmëri fituesish: mes 8 çmimeve që u dhanë për aktrim, 4 i fituan aktorë afrikano-amerikanë.
Pjesët e sukseshme që nuk arritën të fitonin çmim ishin muzikalet "Bring It On, "Motown" dhe "A Christmas Story".

XS
SM
MD
LG