Lidhje

Bler në Prishtinë: Kosova ka bërë përparim


Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, tha sot në Prishtinë se Kosova ka shënuar një përparim të madh gjatë këtyre 11 vjetëve pas çlirimit te saj. Zoti Blair i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Ai tha se tani sfida për Kosovën është zhvillimi ekonomik i vendit.

Më pas, Presidenti i Kosovës fatmir Sejdiu e nderoi ish Kryeministrin britanik me Medalja e Artë e Lirisë, për ndihmën që i ka dhënë Kosovës gjatë periudhës së luftës në vitin 1999. Zoti Blair do të nderohet me titullin doktor nderi i Universitetit të Prishtinës.

Ish-kryeministri britanik, së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, konsiderohen si arkitektët e fushatës ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe, që mundësoi largimin e forcave serbe nga Kosova. Zoti Blair cilësohet nga shqiptarët e Kosovës si hero dhe një numër i fëmijëve në Kosovë janë pagëzuar me emrin e tij, në shenjë nderimi për kontributin dhënë për Kosovën.

Kjo është vizita e dytë e zotit Blair në Kosovë që nga viti 1999, pas përfundimit të fushatës ajrore të NATO-s.

XS
SM
MD
LG