Lidhje

Këngët më të preferuara në SHBA


Ju sjellim tani pesë këngët më të njohura në Shtetet e Bashkuara sipas klasifikimit të revistës Billboard për javën e 10 majit, 2014.

Pas pesë javësh të pandryshuara, më në fund kemi një këngë të re në renditje! Ajo zuri vendin e pestë, ku DJ Snake dhe Lil Jon ngjitën dy vende me “Turn Down for What.” Kjo shënon kthimin e Lil Jon-it në listë pas një mungese të gjatë – hollësitë pas këngës.

DJ Snake ngjitet në vendin e pestë nga ai i shtati me “Turn Down for What,” një bashkëpunim me Lil Jon. Ndërmjet viteve 2003 dhe 2006, ylli i hip-hopit nga qyteti i Atlantës arriti në dhjetëshen më të mirë të muikës pop tre herë dhe tre herë në majë të renditjes së muzikës rap. “Turn Down for What” është kënga më e suksesshme e tij në një dekadë. Sa për DJ Snake, ai është një producent francez i cili u emërua për një çmim Grammy në vitin 2012 për punën e tij me Lady Gaga-n.

Në vendin e katërt kemi Jason Derule me “Talk Dirty to Me.” Një tjetër këngëtar është argëtuar duke e kënduar atë...ju tregojmë më tepër pas këngës.

Jason Derulo dhe 2 Chainz zbritën një vend i caktuar në vendin e katërt me “Talk Dirty.” Një këngëtar i quajtur Anthony Vincent vendosi që të argëtohej pak me këtë këngë: ai ka postuar një video të vetes në internet duke e kënduar atë në 20 stile të ndryshme, nga stili i AC/DC deri tek ai i Ray Charles. Video e tij mund të shiet në YouTube.

Anthony ka luajtur me stile të ndryshme edhe me këngën tjetër të renditjes: Katy Perry dhe Juicy J i rikthehen vendit të tretë me Dark “Horse.” Katy po bashkëpunon me një stilist të famshëm për turneun e saj botëror. Ju tregojmë hollësitë pas këngës.

Katy Parry dhe Juicy J rikthehen në vendin e tretë me këngën ish-kryesuese të renditjes “Dark Horse.” Katy filloi turneun e saj botëror këtë javë në Irlandën e Veriut, dhe Roberto Cavalli krijoi kostumet e saj.

Ende në vendin e dytë qëndron John Legend me “All of Me.” John thotë se marrëdhënia e tij me këngëtaren Chrissy Tiegen ka ndikuar në kompozimet e tij në mënyra interesante.

John Legend mban akoma vendin e dytë më këngën “All of Me.” Vitin e kaluar, John u martua me modelen Chrissy Tiegen, dhe thotë se ajo ka ndikuar në kompozimet e tij. Për shembull, ai thotë se shmang krijimin e këngëve të trishtuara, në mënyrë që njerëzit mos të mendojnë se martesa e tij ka probleme.

Ndërsa Pharrell Williams shënon javën dhjetë në majë të renditjes me “Happy.”

Pharrell Williams kryeson renditjen për të dhjetën javë rradhazi. Është një nga 28 këngë në historinë 55-vjeçare renditjes të ketë zgjatur aq gjatë në majë të saj.
XS
SM
MD
LG