Lidhje

Presidenti Topi: Vendi t’i rikthehet orientimit evropian

  • Armand Mero
  • Tiranë

Presidenti Topi: Vendi t’i rikthehet orientimit evropian

Presidenti Topi: Vendi t’i rikthehet orientimit evropian

Në Shqipëri presidenti Bamir Topi tha sot se “vendi ka nevojë urgjente të kapërceje krizën politike e t’i rikthehet orientimit euopian” duke kërkuar nga klasa politike që “të gjejë një zgjidhje afatgjatë e të tregojë vullnet për të bashkëpunuar në emër të së ardhshmes se Shqipërisë”. Presidenti ju drejtua sot me një letër kryetarëve të partive parlamentare duke i ftuar të qëndrojnë larg retorikës konfliktuale, të respektojnë institucionet dhe të përmbushin detyrimet ligjore ndaj procesit zgjedhor.


Në një situatë kur duket se kanë rënë në vesh të shurdhët të gjitha thirrjet për dialog, drejtuar klasës politike, e cila është mbërthyer nga një konflikt i ashpër që zgjat prej shumë kohësh, presidenti Bamir Topi shprehu sot sërish shqetësimin e tij për situatën në të cilën ndodhet vendi, me anë të një letre dërguar kryetarëve të partive parlamentare

“Prej disa muajsh vendi vijon të jetë peng i kontradiktave dhe konfliktualitetit politik, institucionet përfaqësuese nuk janë tërësisht funksionale dhe imazhi i Shqipërisë është dëmtuar ndjeshëm në raport me Bashkim europian dhe partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë”, shkruan kreu i shtetit.

Sipas presidentit Topi “burimi i krizës duhet kërkuar në mosbesimin e thellë mes palëve, në mungesën e dialogut institucionale, në oratorinë konfliktuale e përjashtuese politike si dhe në dominimin shpesh herë të interesave dhe axhendave politike nominale mbi ato publike”. Sipas kreut të shtetit “vendi ka nevojë emergjente të kapërcejë krizën politike në të cilën ndodhet, të dëshmojë aftësi dhe maturi politike për t’iu rikthyer orienitimit europian”. Në letër ai shton se “qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të presin nga përfaqësuesit e tyre politikë aftësi për të kërkuar e gjetur zgjidhje afatgjata në interes të vetë qyetarëve dhe të vendit si dhe vullnet për të bashkëpunuar në ndërtimin e një të ardhmeje sa më pozitive për vendin”. Sipas tij “procesi politik nuk duhet të shihet si bilanc personal apo partiak humbjeje apo fitoreje”.

Në letër presidenti Topi nënvizon se “problematika aktuale politike ka nevojë për një ridimensionim tyë sjelljeje politike dhe institucionale, të bazuar në rikthimin e qetësisë e të dialogut”. Ai bën thirrje që udhëheqësit politik të ndikojnë për “vetpërmbajtje dhe sjellje larg cdo retorike konfliktuale, për respektim e mbështetje të institucioneve kushtetuese, për pjesmarrje dhe jetë aktive parlamentare, për përmbushjen e detyrimeve ligjore ndaj procesit zgjedhor të 8 majit si dhe realzimin në kohë të të gjithë kërkesave të parashtruara nga komisioni europian”.

Duke ju rithyer ngjarjeve të 21 janarit ai shprehet për nevojën e “një hetimi korrekt, profesional e të pavarur të ngjarjeve me qëllim që sic thotë ai, cilido individ që ka shkelur ligjin, pavarësisht përkatësisë politike apo profesionit, të përballet me pasojat e merituara ligjore. Shqipëria - thekson presidenti Topi - meriton të ketë institucione të pavarura, meriton që këto institucione të kenë kohën dhe hapësirën e tyr për të vepruar nmë përputhje me ligjin pa ndikime e presione politike, sepse cdo problematikë meriton të trajtohet e të marrë zgjidhje ligjore e institucionale2, shkruen kreu i Shtetit në letrën dërguar kryetarëve të partive parlamentare..

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG