Lidhje

Topi: Zgjedhjet vendore më 8 maj

  • Zëri Amerikës

Topi: Zgjedhjet vendore më 8 maj

Topi: Zgjedhjet vendore më 8 maj

Në Shqipëri presidenti Bamir Topi dekretoi sot datën e zgjedhjeve të ardhme vendore të cilat do të mbahen më 8 maj të 2011.

Presidenti Topi shfrytëzoi në fakt afatin maksimal të parashikuar nga ligji për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, për të lënë sa më shumë kohë në dispozicion të realizimit të reformës elektorale. Kjo reformë ka mbetur peng e përplasjeve mes shumicës dhe opozitës për hetimin e zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar.

Shumica ka deklaruar disa herë dhe përsëriti edhe sot se është e gatshme të pranojë të gjoithë propozimet e opozitës pasi ato të ken gjetur edhe mbështetjne e ekspertëve ndërkombëtarë. Por socialistët janë të prerë në qëndrimin e tyre se pa bërë transparencën e zgjedhjeve të shkuara nuk mund të flitet për reformë elektorale.

XS
SM
MD
LG