Lidhje

9 të vdekur dhe 75 të plagosur në Oklahoma


Një raund i ri tornadosh në Oklahoma kanë vrarë nëntë persona dhe plagosur të paktën 75 të tjerë. Shumica e dëmeve dhe viktimave ndodhën në zonën përreth qytetit të Oklahomës, kryeqyteti i këtij shteti, ku një tornado e madhe vrau 24 persona 11 ditë më parë.

Tornadot goditën dje gjatë orëve të trafikut të mbrëmjes, duke përplasur makina dhe kamionë në autostradën kryesore. Policia shtetërore tha se qindra njerëz të dëshpëruar për t’u larguar nga qyteti, udhëtuan drejt stuhisë.

Disa përmbytje ishin problem i ri në zonën e qytetit të Oklahomës sot, pas rreshjeve 24 orëshe që sollën 20 deri në 28 centimetra shi.

Gati 20 tornado u njoftuan në mbarë pjesën qëndore të Shteteve të Bashkuara të premten – një zonë e njohur si Lugina e Tornadove për shkak të modeleve të motit në këtë kohë të vitit që rrisin rrezikun e stuhive të rënda.
XS
SM
MD
LG