Lidhje

SHBA, moti i keq shkakton vdekjen e disa njerëzve


Disa zona të Shteteve të Bashkuara pritet të preken nga stuhi të fuqishme dëbore, që po zhvendosen në Lindje pasi mbërthyen pjesën jugore të vendit, me dëborë dhe tornado.

Paralajmërimet për stuhi janë në fuqi për Ohajon dhe Indianën.

Shërbimi Kombëtar i Motit po i këshillon njerëzit të mos dalin në rrugë, duke thënë se dëbora dhe erërat e fuqishme mund të krijojnë kushte të tilla ku çdo gjë duket e bardhë, duke e bërë udhëtimin të rrezikshëm.

Ky shërbim thënë se në këto zona mund të bien rreshje dëbore prej 15-25 centimetrash.

Paralajmërimet janë shpallur për shtete nga Indiana në Maine, ndërsa pjesë të Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut janë nën vëzhgim për tornado.

Stuhia ka shkaktuar vdekjen e disa vetëve dje, ditën e Krishtlindjeve.

Tornadot goditën Alabamën, Luizianën, Misisipin dhe Teksasin duke dëmtuar apo shkatërruar dhjetra shtëpi dhe duke lënë dhjetra mijëra banorë në rajon pa energji elektrike. Sistemi ka shkaktuar gjithashtu stuhi në Oklahoma duke çuar në 21 aksidente me makina në autostradat kryesore.

Autoritetet në Teksas thanë se një 25 vjeçar u vra kur një pemë u rrëzua nga erërat e fuqishme mbi kamionin e tij ndërsa po udhëtonte në Hjuston. Një person tjetër u vra në një aksident me makinë në një autostradë në Oklahoma.

XS
SM
MD
LG