Lidhje

"Tour de France" vazhdon sipas planit


Gara e përvitshme e çiklizmit, “Tour de France”, do të vazhdojë sot sipas planit, me fazën e 13-të të saj, tha sot drejtori i garës, Christian Prudhomme.

Ai tha se në fillim të garës u mbajt një minutë heshtje për të shprehur pikëllimin për sulmin e djeshëm vdekjeprurës në Nice. Ky ritual do të përsëritet edhe në ceremoninë që shënon fundin e fazës së 13 të garës.

“Tour de France” që ka filluar të zhvillohet që në fillim të shekullit të 20, kalon kryesisht nëpër Francë, por gara shtrihet edhe në disa shtete të tjera fqinje.

XS
SM
MD
LG