Lidhje

Toyota njofton difekte në disa modele


Mbi 7.4 milionë makina në mbi 10 modele janë difektoze si pasojë e një rreziku zjarri që shkaktohet nga butoni për hapjen e dritares

Toyota njoftoi se më shumë se 7.4 milionë makina të saj në mbi 10 modele janë difektoze si pasojë e një rreziku zjarri që shkaktohet nga butoni për hapjen e dritares.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë së prodhimit të makinave Toyota në Japoni, butoni në dritaren nga ana e shoferit nuk është kryer me elementët e duhur lubrifikues çka sjellë shpesh herë tym gjatë hapjes dhe mbylljes së dritares.

Deri më tani nuk janë njoftuar aksidente apo të plagosur si pasojë e këtij defekti, i cili është pikasur në 14 modele të prodhuara mes viteve 2005 dhe 2010. Mes modeleve të prekuar nga ky defekt janë Camry, Corolla, Yaaris , Matrix apo RAV4.

Rreth 2.5 milionë makina janë me këtë difekt në Shtetet e Bashkuara, 2.8 milionë janë në Kinë dhe Europë. Pjesa tjetër është shitur në Japoni, Kanada, Australi dhe Lindjen e Mesme.
Që nga viti 2009 kompania Toyota ka bërë me dije disa defekte në lidhje me makinat e prodhuara prej saj, çka ka sjellë dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të kësaj kompanie.
XS
SM
MD
LG