Lidhje

Vonesa të mundshme të fluturimeve ajrore


Kontrollorët e trafikut ajror filluan serinë e parë të shkurtimeve të personelit, që rezulton nga shkurtimi i shpenzimeve qeveritare

Udhëtarët e fluturimeve po përgatiten për vonesa të mundshme sot ndërsa kontrollorët e trafikut ajror filluan serinë e parë të shkurtimeve të personelit që rezulton nga shkurtimi i shpenzimeve qeveritare.

Shkurtimet hynë në fuqi të djelën, por prova reale e efektshmërisë së shoqërive ajrore është sot.

Të djelën, udhëtarët patën disa vonesa në aeroportet e Nju Jorkut dhe Los Anxhelosit.

Shkurtimet kanë detyruar zyrtarët të pakësojnë numrin e kontrollorëve të trafikut ajror duke diktuar kështu një pakësim të numrit të avionëve që mund të jenë në fluturim në të njëjtën kohë.

Shkurtime në zona të tjera po ndodhin gjithashtu me shpresën për të pakësuar defiçitin buxhetor.
XS
SM
MD
LG