Lidhje

Trafikimi i drogës në kufirin greko-shqiptar

  • Raimond Kola

Policia greke po përballet me aktivitet të shtuar të narko-trafikantëve shqiptarë në brezin e kufirit tokësor mes të dy vendeve. Sipas policisë aktiviteti shtrihet që nga kultivimi i bimëve në anën greke, transportimi i marijuanës dhe së fundi edhe bllokimi llojeve të forta të drogës si heroinë dhe Kokainë.

Policia greke e Gumenicës tha të enjten se bllokoi rreth 30 kilogramë marijuanë dhe arrestoi një shtetas shqiptar që e transportonte atë për në thellësi të vendit. Lënda narkotike ishte e papërpunuar, prodhim i këtij viti. Më herët policia e Janinës vuri në pranga tre barinj shqiptarë që dyshohet se kanë kultivuar sipërfaqe me marijuanë në brendësi të territorit grek.

Operacionet e së enjtes pasojnë bllokimin javën e shkuar të dy sasive të tjera të Marijuanës, njëra në rrugën Kakavijë-Janinë (50 kilogramë) dhe tjetra në zoën e Kastorias afër kufirit me rajonin e Korcës (110 Kilogramë). Po të enjten policia shqiptare tha se goditi dy raste të trafikut të kokainës në Pikën e Kapshticës ne kufi me Greqine.

Policia shqiptare arrestoi në flagrancë pesë të rinj shqiptarë që po udhëtonin drejt Greqisë pasi në bagazhet e tyre të dorës u gjetën sasi të vogla të dyshuara si kokainë. Aktiviteti i rritur i narko-trafikut në kufirin shqiptaro- grek lidhet, sipas oficerëve shqiptare të antidrogës, me përmasat e kultivimit të marijuanës në Shqipëri dhe sidomos në Jug.

Sipas ekspertëve shqiptare të policsë trafikantë të fuqishëm po rizgjojnë rrjetet e shpërndarjes në këtë moment kur ka nisur mbledhja dhe përpunimi i marijuanës. Greqia është destinacioni kryesor i marijuanës shqiptare e cila transportohet si përmes brezit të gjelbërt të kufirit, pikave të kalimit dhe hapësirës detare mes të dy vendeve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG