Lidhje

Trafik i refugjatëve në brigjet veriore greke afër më Shqipërinë


Policia greke tha se bllokoi të dielën në mëngjes, në një anije me vela, në zonën e detit në brigjet e Pargas, afër kufirit me Shqipërinë, 93 refugjatë, mes të cilëve 30 fëmijë. Sipas burimeve policore greke mes refugjatëve janë arrestuar edhe katër persona të dyshuar për trafikun e refugjatëve. Policia greke tha se refugjatët që kishin si destinacion Italinë janë transportuar me autobuzë në Portin e Igumenicës Qëndrore. Trafiku i refugjatëve në brigjet veriore greke shfaqet në raste të rralla ndërkohë që si rrugë e trafikimit të refugjatëve përdoret kufiri tokësor me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Refugjatë, kryesisht nga Siria dhe vendet e Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme, qëndrojnë përkohësisht në territorin shqiptar për të kaluar më pas drejt vendeve europiane.

Platformë informimi në Greqi për refugjatët

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) nisi këto ditë në Greqi një platformë të re informacioni për refugjatët dhe azilkërkuesit në Greqi. Platforma siguron informacion të besueshëm mbi procedurës së azilit në Greqi, në lidhje me të drejtat dhe detyrimet, si dhe për proceset e rivendosjes, bashkimit familjar dhe kthimit vullnetar. Kjo platformë gjithashtu mbledh shërbime ku refugjatët mund të kërkojnë ndihmë në Greqi dhe jep sqarime mbi rolin dhe aktivitetet e UNHCR-së. Informacioni është në dispozicion në disa gjuhë përmes faqes së internetit.

Publikohet Raporti mbi incidentet ndaj refugjatëve në Greqi

Pak ditë më parë një organizatë greke publikoi një raport për incidentet me refugjatët që ndodhen aktualsiht në Greqi. Sipas rrjetit të Regjistrimit të Dhunës dhe Rracizmit në Greqi gjatë periudhës janar-dhjetor 2016, u shënuan 95 incidente të dhunës raciste me më shumë se 130 viktima. “Në 31 incidente emigrantët ose refugjatët u vunë në shënjestër për shkak të origjinës së tyre kombëtare, etnike, fesë apo ngjyrës dhe në një incident u përfshi stafi i organizatave humanitare dhe ndërtesa që synonin të strehonin refugjatët”, thuhet në raport. Sipas raportit “në 5 incidente u shënuan vendet e shenjta ose simbolike dhe komuniteti hebre, në 31 incidente u vunë në shënjestër më shumë se një viktimë, ndërsa në 54 raste sulmi u krye nga një grup (të paktën 2 persona).

Raporti pasqyrone dhe shtrirjen gjeografike të incidenteve ku në Athinë u shënuan 52 incidente, veçanërisht në zonat e qendrës së qytetit, por incidentet u regjistruan edhe në zona të tilla si Pireus, Aspropyrgos, Acharnes etj. Sipas raportit një numër i konsiderueshëm i sulmeve shkaktuan lëndime personale dhe vepra të tjera të rënda ndaj refugjatëve.

Raporti përmend 33 lëndime personale ose në kombinim me ofendime dhe kërcënime, tentim abuzimi seksual, vjedhje dhe dëmtim të pronës ndërsa 50 incidente ishin kërcënime, abuzime verbale dhe abuzime me akt, një incident zjarrvënie dhe kërcënimesh, 4 incidente të përdhosjeve të monumenteve dhe vendeve të shenjta, 6 Incidentet e ngacmimit verbal.

Lidhur me autorët raporti vlerëson se sipas dëshmive të viktimave, në 65 incidente, autorët e sulmeve të regjistruara ishin burra, në 12 incidente gra dhe në 11 incidente sulmi erdhi nga grupe të përziera të burrave dhe grave. Raporti vlerëson se në 4 incidente autorët ishin të mitur, në 36 incidente ata i përkisnin grupmoshës 19-30 vjeçare. Po sipas raportit në 36 incidente, autorët ishin në moshën 31-50 vjeçare, ndërsa 10 incidente u regjistruan me autorë më të moshuar (deri në 83 vjeç).

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG