Lidhje

Një trajtim i ri me mikrovalë në vend të transplantimit të kornesë së syrit


Një trajtim i ri me mikrovalë në vend të transplantimit të kornesë së syrit
Një trajtim i ri me mikrovalë në vend të transplantimit të kornesë së syrit

Një trajtim i ri me mikrovalë mund të ndihmojë që qindra pacientë të mos kenë nevojë për transplantim të kornesë së syrit.

Doktorët thonë se teknika mund të përdoret në të ardhmen për kurimin e miopisë dhe mund të zëvendësojë operacionin e syve me rreze lazer.

Kjo procedurë korrigjon formën abnormale të syrit që shkaktohet nga keratokonusi, një sëmundje degjenerative që prek rreth 30 mijë njerëz në Britaninë e Madhe. Rreth 500 njerëz çdo vit kanë probleme me shikimin dhe kanë nevojë për transplantim të kornesë.

Me kurën e re, specialistët përdorin mikrovalët për ta nxehur kornenë e syrit në rreth 60 gradë celcius. Temperatura bën që pjesa e përparme e syrit të tkurret duke rikthyer formën normale sferike. Pastaj përdoret drita ultra-vjollcë për të parandaluar keqësimin e gjendjes së syrit.

XS
SM
MD
LG