Lidhje

Marrëdhëniet transatlantike në fokusin e Sekretarit Kerry


Ndërkohë që mbeten vetëm pak ditë deri në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili hap një kapitull të ri në marrëdhëniet ndëratlantike, administrata Obama po përpiqet të sigurojë aleatët evropianë se bazat e marrëdhënieve mbeten të pandryshuara.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti të hënën në Londër, ndalesa e parafundit në turneun e tij të fundit jashtë vendit si kryediplomat.

Një takim me Sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson pritej të përqendrohej te Siria dhe çështje të tjera. Zoti Kerry pati gjithashtu një bisedë me Kryepeshkopin e Kantërberit, Justin Welby, në të cilën të dy diskutuan mbi pajtimin ndërkombëtar.

Megjithatë, për udhëheqësit e tanishëm britanikë, fokusi ishte më tepër te komentet e zotit Trump në favor të Brexit, vendimit të votuesve britanikë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian dhe sigurimet e administratës së re amerikane që premton marrëveshje të reja dhe më të mira tregtare.

XS
SM
MD
LG