Lidhje

Transocean akuzon BP se ka fshehur prova nga incidenti në Gjirin e Meksikës

  • Zëri Amerikës

Kompania pronare e platformës pluskuese për nxjerrjen e naftës që shpërtheu para katër muajsh në Gjirin e Meksikës, ka akuzuar kompaninë energjitike BP për fshehje të provave kyçe të nevojshme për të hetuar incidentin.

Përmes një letre të enjten, kompania Transocean akuzuoi kompaninë BP për vazhdimin e mosbashkëpunimit për të ofruar madje informatat më bazë.

Një avokat për kompaninë Transocean shkruajti se veprimet e BP-së janë shqetësuese të para nën dritën e dekleratave publike të kompanisë për të qënë e hapur dhe drejtë lidhur me hetimet dhe sepse duket se BP po fsheh prova për të parandaluar hetime nga kompani të tjera përveçse BP.

Gjigandi energjitik BP hodhi poshtë akuzat duke thënë se letra përmbante pohime të gabuara dhe çorientuese.

Me 20 prill shpërthimi në platformën pluskuese për nxjerrjen e naftës e marrë me qera nga kompania BP, u mori jetën 11 punonjësve, shkatërroi depozitën e naftës në fund të detit dhe shkaktoi rrjedhje nafte në Gjirin e Meksikës.

XS
SM
MD
LG