Lidhje

Marshall: Lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet dhe angazhim politik


Marshall: Lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet dhe angazhim politik
Marshall: Lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet dhe angazhim politik

Në Shqipëri drejtori ekzekutiv i Transparency International, Miklosh Marshall deklaroi sot se lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet dhe angazhim politik.

Transparency International po zhvillon në Tiranë konferencën e saj për Evropën dhe Azinë Qëndrore.

Në një komunikim me mediat bashke me kryeministrin Sali Berisha, Marshal deklaroi se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe se ka dëshmuar se po e lufton këtë fenomen për crrënjosjen e të cilit sipas tij nevojiten tre komponentë angazhim i udhëheqjes politike, zhvillimi i reformave dhe një bashkëpunim mes institucioneve dhe një shoqëri e fortë civile.

Nga ana e tij kryeministri Berisha ka ritheksuar se qeveria e tij ka arritur suksese në luftën kundër korrupsionit. Sondazhet e fundit të realizuara në Shqipëri tregojnë se ka një rritje të perceptimit për nivelin e lartë të korrupsionit në vend.

Por kryeministri Berisha tha se perceptimi për korrupsionin është i lartë edhe në vendet e zhvilluara Europiane

XS
SM
MD
LG