Lidhje

Korrupsioni, Shqipëria dhe Kosova shënojnë rënie


Corruption perception index 2013
Corruption perception index 2013
Organizata Transparency International i uli disa pikë më poshtë Shqipërinë dhe Kosovën në renditjen përsa i përket perceptimit të korrupsionit, krahasuar me vitin e kaluar.
Në një listë prej 177 shtetesh, Shqipëria renditet në vend të 116 nga vendi i 113 që ishte një vit më parë. Kosova renditet në vendin e 111 nga vendi i 106 që zinte më parë.

Rënie vërehet edhe përsa i përket rezultatit të arritur nga këto dy vende në perceptimin e korrupsionit. Shqipëria nga 33 pikë bie në 31 ndërsa Kosova nga 34 në 33 pikë. Dy vendet me rezultatin më të lartë janë Danimarka dhe Zvicra.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, si Shqipëria edhe Kosova janë më poshtë se Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Serbia dhe Moldavia.

Në raportin e saj, organizata Transparency International thotë se treguesit e këtij viti janë një paralajmërim se shpërdorimi i pushtetit, allishverishet e fshehta dhe rryshfetet vazhdojnë t'u sjellin shkatërrime shoqërive kudo në botë.

Treguesi i perceptimit të korrupsionit bazohet mbi mendimet e ekspertëve lidhur me korrupsionin në sektorin publik. Treguesi i këtij viti rendit Danimarkën si vendi më pak i korruptuar dhe Somalinë në vend të fundit.
XS
SM
MD
LG