Lidhje

Transplantimi më i plotë i fytyrës

  • George Pulic

Në fund të muajit mars bota u njoh me një arritje të shquar të mjekësisë amerikane - transplantimin e plot të fytyrës njerëzore. Një burrë 37-vjeçar, i cili humbi fytyrën e tij 15 vjet më parë në një aksident me armë tani mund t'a shohë përsëri veten në pasqyrë. Një nga 6 kirurgët në ekipin që krey transplantimin ishte edhe specialisti i kirurgjisë plastike në Universitetin e Marylandit, doktor Branko Bojoviç me të cilin bisedoi kolegu ynë George Pulic, i shërbimit serb të Zërit të Amerikës.

15 vjet më parë Richard Norris, atëherë 22 vjeç, u godit aksidentalisht me një plumb që shkatërroi thuajse plotësisht fytyrën e tij. Tani, përmes dhurimit të fytyrës nga një familje që humbi një të dashur të saj dhe falë përkushtimit të një ekipi kirurgësh në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Marylandit në Baltimore, pacienti ka një fytyrë të re.

Ekipi prej 6 kirurgësh u udhëhoq nga shefi i kirurgjisë plastike Dr Eduardo Rodriguez. Deri tani janë kryer 22 transplantime të fytyrës në botë, por ky operacion ishte i veçantë në të paktën dy aspekte, thotë një nga kirurgët, dr Branko Bojoviç.

"Aspekti i pari është ndërthurja e përgjithshme i kockave, muskujve, indeve, fijeve nervore, arterieve, venave dhe lëkurës. Dhe kur shihni rezultatin përfundimtar, dalloni se ne kemi arritur të mbulojmë shumë prej prerjeve që zakonisht janë të dukshme në transplantime të tjera."

Në foton e lëshuar nga spitali është e vështirë të vihen re qepjet në fytyrën e pacientit. Dr Bojoviç thotë se nëse Richard Norrisin do t’a shihnin në rrugë shumë njerëz nuk do të dallonin se ai kishte bërë një transplantim fytyre.

Operacioni zgjati 36 orë dhe gjatë 5 ditëve pacienti u prek, u kontrollua a u vizitua nga rreth 100 mjekë, specialistë, laborantë e infermjere. Dr Branko Bojoviç luajt një rol kyç.

"Në thelb, kohë u desh për t'i ndarë të gjitha strukturat e fytyrës, për të marrë të gjitha planet e nevojëshme për të zhvilluar kështu arterie, vena, dhe fije nervore që të përputheshin me ato të pacientit. Pastaj n’a u desh për të hequr të gjitha të indet e plagëve të mëparëshme, kockat dhe lidhjet që ishin bërë gjatë operimeve në të kaluarën."

Dr Bojovic thotë se suksesi i transplantim i detyrohet kryesisht përvojës mjekësore të akumuluar për më shumë se një dekadë.

"Për këtë operacion, në Shkollën e Mjekësisë së Universitetit të Marylandit është punuar më shumë se dhjetë vjet."

Është ende në fillim të periudhës pas operimit, por Dr. Bojoviç thotë se pacienti 37-vjeçar Richard Norris ndjehet mirë.

"Ne u habitëm kur brenda javës së parë pas operimit, ai donte të rruhej dhe aktualisht rruhet, natyrisht me pak ndihmë, sepse disa ndjesi të prekjes në fytyrë ende nuk i janë kthyer plotësisht dhe ne presim t'i kthehen me kalimin e kohës. Por tani ai lanë dhëmbët, pasi ka edhe një seri të plotë dhëmbësh, lart e poshtë. Pra ai rruhet dhe përpiqet t'a mbajë fytyrën sa më mirë."

Dr. Bojoviç thotë se pret të kryehen transplantatime të tjera të ngjashme në të ardhmen e afërt, sidomos për ushtarakët amerikanë të plagosur rëndë.

"Ne kemi parë shumë ushtarë me dëmtime të rënda në pjesën e fytyrës. Gjithashtu ka edhe shumë njerëz të tjerë që janë në nevojë për një transplantim të mundshëm të fytyrës. Këta njerës shohin për mundësi për t'i dhënë fytyrës ose të strukturave të fytyrës një pamje më normale për shkak të problemeve të ngjashme që kishte pacienti ynë. Janë kryer operacione të shumëfishta, dështime të shumëfishta, operacione dytësore, por ato asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje për të zëvendësuar atë që kanë humbur me atë çka është në gjendje të ofrojë teknologjia mjekësore sot. Dhe kjo është arsyeja pse fusha e transplantimit të fytyrës është bërë tashmë aq e rëndësishme. "

Kirurgu Branko Bojoviç i Universitetit të Marylandit thotë se shpreson se operacioni i plotë i fytyrës i kryer nga ai dhe kolegët e tij, do të jetë një pikë kthese edhe që njerëzit të jenë më të gatshëm për të konsideruar dhurimin e organeve, jo vetëm të organeve të brendshme, por edhe të gjithë fytyrën.

XS
SM
MD
LG