Lidhje

Trazira në Dagestan


Trazira në Dagestan
Trazira në Dagestan

Zyrtarët rusë thanë se forcat e sigurisë shkëmbyen zjarr me militantë të dyshuar në republikën e Dagestanit në Kaukazin Verior duke vrarë tre militantë.

Autoritetet thanë se përleshja filloi sot para agimit kur policia ruse rrethoi një shtëpi ku ata thanë se strehoheshin katër militantë në qytetin Dagestanskije Ogni.

Zyrtarët thanë se forcat e sigurisë vranë dy burra dhe një grua brenda shtëpisë dhe plagosën një grua të dytë e cila u dorëzua. Një nga burrat u identifikua si udhëheqës i një grupi kryengritës në qytetin Debent.

Ministri i Brendshëm rus Rashid Nurgaliyev tha se dy gratë ishin trajnuar si vetvrasëse me bombë. Ai lavdëroi operacionin kundër militantëve duke thënë se kishte çaktivizuar një sulm madhor terrorist.

Republikat separatiste të Kaukazeve në Rusi kanë luftuar qeverinë ruse për vite me rradhë. Dagestani i predominuar nga myslimanë është një nga zonat më të goditura nga dhuna.

XS
SM
MD
LG