Lidhje

Ekuadori në gjendje të jashtëzakonshme, pas rebelimit të një grupi policësh


.
.

Qeveria e Ekuadorit tha se vendi vazhdon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme, me ushtrinë që kontrollon sigurinë, një ditë pasi ushtarët shpëtuan Presidentin Rafael Korrea nga një ballafaqim me policitë të rebeluar.

Presidenti e quajti revoltën në të cilën police të zemëruar nga shkurtimi i përfitimeve të propozuara të pagave morrën në konstroll aeroportin kryesor të qytetit dhe mbyllën autostradat –një përpjekje për ta rrëzuar atë nga pushteti, dhe jo si një protestë të thjeshtë.

Zoti Korrea akuzoi përkrahësit e ish presidentit Lusio Gutierrez për nxitje të dhunës por ky i fundit i ka mohuar akuzat.

Zoti Korrea u bllokua për orë të tëra në një spital derisa ushtarët hynë në ndërtesë mbrëmë vonë për ta shpëtuar atë. Ushtarët e larguan presidentin, i cili kishte vënë një maskë gazi dhe helmetë, jashtë ndërtesës në një karrige invalidësh.

XS
SM
MD
LG