Lidhje

Trazira në kufirin siriano-libanez

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Trazira në kufirin siriano-libanez

Trazira në kufirin siriano-libanez

Dëshmitarët dhe aktivistët njoftuan për bombardime të rënda në fshatrat pranë kufirit me Libanin. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha sot se forcat e sigurisë hapën zjarr mbi banortë që po përpiqeshin të largoheshin në Liban pasi forcat ndërmorrën sulme në rajon.

Grupi me seli në Londër tha gjithashtu se persona të paindentifikuar hapën zjarr mbi protestuesit anti-qeveritar në disa qytete sot duke vrarë të paktën tetë persona.

Ndërkohë qeveria siriane tha se mitingje pro-qeverisë u zhvilluan në Damask dhe qytete të tjera.

Sot një zyrtare e lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut shtroi shqetësime të reja rreth shtypjes së dizidentëve nga presidenti Bashar al-Assad.Navi Pillay tha në takimin e Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë se sjellja e pamëshirshme e qeverisë siriane ka rezultuar në vdekjen e qindra fëmijëve. Ajo bëri thirrje që Siria të referohet në Gjykatën Kriminale për krime kundër njerëzimit.

XS
SM
MD
LG