Lidhje

Trazira të dhunshme në Londër

  • Selah Hennesy

Trazira të dhunshme në Londër

Trazira të dhunshme në Londër

Nik Kleg është zv/kryeministër i Britanisë.

“ Ishte një situatë e panevojshme. As më pak e as më shumë se dhunë dhe vjedhje... kjo është e papranueshme”.

Të enjten e kaluar, një 29 vjeçar vdiq në Londër, nën dyshimet se ishte goditur nga policia.Dy ditë më vonë, të shtunën, u zhvillua një demonstrim paqësor për të kujtuar vdekjen e tij. Por ky demostrim u kthye në një përplasje të dhunshme me policinë. Makina e banesa u përfshinë nga flakët ndërsa disa dyqane u plaçkitën.

Gjatë protestave u plagosën disa policë, ndërkaq pati dhjetra arrestime. Por kjo nuk ishte e gjitha...! Më shumë trazira shpërthyen të dielën, kësaj rradhe ato u përhapën edhe në jug të Londrës. Policia i quajti trazirat e së dielës “ kriminale”.

Profesori i politikave qeveritare në Fakultetin e Ekonomik të Londrës, Rodnei Barker thotë se situata është më tepër se kaq.

“ Të gjitha trazirat që kemi parë nëpër botë, sidomos këto të fundit, kudo që kanë qenë në Iran, Siri ose në Shtetet e Bashkuara apo Britaninë e Madhe, qeveritë i kanë quajtur trazira që organizohen nga një grup i vogël elementësh terroristë e kriminelësh. Qeveritë shtu thonë gjithmonë. Por kjo nuk është teori konspirative. Në çdo grumbullim në trazira të tilla sociale mblidhen njerëz me motive nga më të ndryshmet”.

Ai tha se vdekja e 29 vjeçarit javën e kaluar ishte thjesht një shkak. Konteksti më i gjerë, thotë ai, është social dhe ekonomik.

Ai thotë se shkurtimi i shpenzimeve nga qeveria e tanishme konservatore britanike krijoi një situatë të tensionuar.

“ Ngjason pak me dhënien e makinës me shpejtësi. Dihet se aksidentet ndodhin më së shumti në rrugët ku makinat ecin me shpejtësi, sepse aty ekzzistojnë rrethanat më të përshtatshme për aksidente.”

Trazirat në Britani po ndodhin ndërsa ekonomia vendase është në vështirësi dhe qeveria po bën shkurtime të mëdha në fondet publike dhe po rrit taksat.

Neil Prothero është ekonomist në Fakultetin Ekonomik të Londrës.

Ai thotë se masat shtrënguese ekonomike, që kanë për qëllim të zvogëlojnë borxhin e Britanisë, po ndjehen në nivelin lokal.

“Programi aktual i shpenzimeve është ndoshta më i ashpri që nga viti 1940 në kuptimin e shtrëngimit të shpenzimeve publike. Kjo është një situatë që Britania e Madhe nuk e ka përjetuar për vite e vite me rradhë”.

Ai thotë se masat shtrënguese janë në fillim të tyre dhe në vitet e ardhshme shkurtimi i fondeve publike do të ketë ndikim edhe më të madh.

“Shqetësimi që ne kemi tani është shkurtimi i shpenzimeve aktuale, i cili ndikon gjerësisht në një pjesë të popullatës në një mënyrë ose tjetër, qoftë përmes shkurtimit të përfitimeve apo pakësimit të shërbimeve publike në përgjithësi. Por efektet e kësaj situate do të ndjehen në vitet në vazhdim. Shqetësimi është se çfarë mund të ndodhë përsa i përket situatës sociale dhe nëse dobësimi ekonomik vazhdon”.

Afërsisht 200 njerëz u arrestuan në Londër në lidhje me trazirat e fundjavës.

XS
SM
MD
LG