Lidhje

Trazirat në Greqi dhe ndikimi mbi industrinë e turizmit


Trazirat në Greqi dhe ndikimi mbi industrinë e turizmit
Trazirat në Greqi dhe ndikimi mbi industrinë e turizmit

Përleshjet e dhunshme mes të rinjve dhe policisë në Athinë mund ta kenë dëmtuar imazhin e Greqisë jashtë vendit, por zyrtarët e turizmit besojnë se ky sektor do ta marrë veten këtë vit. Turizmi në Greqi është burim i njërit në çdo pesë vende pune.

Megjithë shqetësimet mbi ndikimin e përleshjeve dhe gazit lotsjellës, zyrtarët grekë parashikojnë një rritje prej 10 për qind në të ardhurat nga turizmi, vendimtare për vendin e goditur nga kriza. Kjo industri jep 16 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar të Greqisë.

Edhe në qoftë se protestat i mbajtën larg nga qendra e Athinës të huajt, duket se trazirat nuk kanë patur ndonjë ndikim të dukshëm tek mijëra turistët që vërshojnë çdo ditë në kryeqytet.

Adriana nga Kalifornia erdhi në Greqi me burrin për një pushim të gjatë të planifikuar prej kohe. Operatori i tyre vendosi t’i lëvizë ata përkohësisht nga hoteli në sheshin Sintagma për arsye sigurie. Ata u kthyen përsëri në hotel dhe thanë se ishin të gëzuar që u ndodhën në Athinë në këtë periudhë interesante.

"Burri im dhe unë nuk në të vërtetë nuk erdhëm këtu për trazirat, por e kishim planifikuar këtë udhëtim në Greqi prej më shumë se një viti. Për habinë tonë trazirat ndodhën pikërisht kur ne ishim këtu kështu që operatori ynë na çoi në një hotel në periferi. Tani pas protestave ne jemi kthyer në hotelin Grande Bretagne ku patëm rast të shihnim vendin ku ndodhën trazirat e të jetojmë historinë ", tha Adriana.

Marta dhe Antonio, një mësuese dhe një inxhinier nga Spanja, tha se kishin menduar t’i anulonin pushimet në Greqi prandaj pyetën ambasadën spanjolle në Athiinë. Ambasada u tha se edhe Spanja po kalonte një përvojë të ngjashme me krizën e borxhit prandaj mund të vinin.

"Është si në Spanjë. Ne kemi të njëjtën situatë. Njerëzit në Spanjë protestuan sepse situata atje ishte shumë e keqe. Kështu që unë mendoj se reagimi i ambasadës ishte normal", tha Marta.

Avokatja ruse nga Shën Petersburgu Lilia mbërriti në Greqi me vajzën e saj dhe u vendosën në një vendpushim të vogël në Athinë. Burri i saj e këshilloi të mos shkuar në Athinë. Por ajo ishte e vendosur të shkonte sepse ëndrra e saj prej kohësh kishte qenë të shikonte rrënojat e lashta. Ajo thotë as ajo dhe as miqtë e saj nuk u shqetësuan nga demonstratat.

"Është e drejta e grekëve të shprehin lirisht interesat e tyre dhe të mbrojnë të drejtat e tyre në çdo kohë që ata e ndjejnë të nevojshme pavarësisht nga turistët", tha Lilia.

Jack dhe Victoria erdhën për një pushim dy javor në Greqi nga Suedia duke e ditur se çfarë po ndodhte në Athinë.


"Ky është momenti për t’i mbështetur grekët, për të mos i lënë vetëm," tha Jack.

Protestat e mijëra grekëve gjatë miratimit të projektligjit për masat shtrënguese financiare u shndërruan në dy ditë përleshje të ashpra me policinë, gjatë të cilave pati të plagosur nga të dyja palët.

XS
SM
MD
LG