Lidhje

Tre astronautë kthehen nga Stacioni i Hapësirës me kapsulën ruse Sojuz

  • Zëri Amerikës

Tre astronautë kthehen nga Stacioni i Hapësirës me kapsulën ruse Sojuz

Tre astronautë kthehen nga Stacioni i Hapësirës me kapsulën ruse Sojuz

Tre astronautë zbritën sot me kapsulën ruse Sojuz në aerodromin e Kazakistanit, të mbuluar nga bora. Ata kaluan më tepër se 5 muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Amerikani Mike Fossum, japonezi Satoshi Furukawa dhe rusi Sergei Volkov u nisën dje nga Stacioni i Hapësirës, 5 ditë pasi atje mbërritën zëvendësuesit e tyre. Të tre astronautët njoftohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi kaluan 165 ditë në hapësirë.

Kapsula ruse Sojuz është i vetmi mjet që transporton astronautë në hapësirë që kur Shtetet e Bashkuara i nxorën jashtë përdorimit anijet e vjetëruara të hapësirës në korrik të këtij viti.

XS
SM
MD
LG