Lidhje

Tre astronautë nisen për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

  • Zëri Amerikës

Një ekip i ri prej 3-astronautësh u nisën sot për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nga qendra e hapësirës në Kazakistan.

Astronautët rusë Genadi Padalka dhe Sergei Revin, si dhe ai amerikan Joseph Acaba, u nisën sot me anijen Sojuz nga kozmodromi i Baikonurit. Qielli ishte me re. Sipas parashikimeve, ata do t’i bashkohen ekipit të Stacionit Ndërkombëtar të përbërë nga rusi Oleg Kononenko, amerikani Don Petit dhe holandezit Andre Kuipers gjatë muajve të ardhshëm.

Anija Sojuz është tani i vetmi mjet i hapësirës që dërgon ekipe astronautësh në Stacionin Ndërkombëtra të Hapësirës, ngaqë flota ajrore amerikane doli në pension vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG