Lidhje

Tre kandidatura për postin e guvernatorit të BSH


Tre kandidatura për postin e guvernatorit të BSH
Tre kandidatura për postin e guvernatorit të BSH

Qeveria propozoi tre kandidaturat për anëtarët e rinj të Këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes të cilëve edhe guvernatorin aktual Ardian Fullani.

Propozimi i emrit të zotit Fullani lë të hapura mundesite për një rizgjedhje të tij për një mandat të dyte në krye të Bankës së Shqipërisë. Krahas tij qeveria propozoi edhe Elizabeta Gjonin, drejtuese aktuale e Autoritetit të Mbikqyrjes financiare si dhe zotin Petraq Milo këshilltar ekonomik i kryeministrit Berisha.

Tre emra të tjerë do të propozohen nga parlamenti ndërsa një tjetër nga vetë Këshilli i Bankës i cili përbëhet nga 9 anëtarë. Prej tyre vetëm dy janë ende brenda mandatit. Pas plotësimit me emrat e rinj, do të jetë presidenti i Republikës i cili do ti propozojë parlamentin njërin prej anetareve për postin e guvernatorit të ardhshëm të vendit

XS
SM
MD
LG