Lidhje

Tregjet e aksioneve hapen për herë të parë për vitin 2012

  • Zëri Amerikës

Tregjet e aksioneve hapen për herë të parë për vitin 2012

Tregjet e aksioneve hapen për herë të parë për vitin 2012

Tregjet e aksioneve në Evropë u hapën sot për herë të parë për Vitin e Ri mes shqetësimeve për vazhdimin e luhatjeve të ndjeshme të trashëguara nga viti i kaluar.

Por investitorët shpresojnë që publikimi këtë javë i disa të dhënave të rëndësishme do të tregojnë pak a shumë drejtimin që do të marrin tregjet këtë vit.

Të mërkurën pritet të publikohen shifrat e inflacionit për Eurozonën, porositë për uzinat në Gjermani, si dhe pagesat për sektorët jo-bujqësorë në Shtetet e Bashkuara. Këto të dhëna do t’u japin tregtarëve të aksioneve një sinjal për drejtimin që do të marrin tregjet.

Javët e ardhshme vëmendje do të përqëndrohet tek Italia, ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës dhe pika fokale në përpjekjet e Eurozonës për të trajtuar krizën e shkaktuar nga nivelet larta të borxhit qeveritar.

Ndërsa në Greqi, qeveria është duke negociuar me mbajtësit e aksioneve lidhur me një plan të ristrukturimit të borxhit, sipas të cilit investitorë, si bankat dhe fondet do të pranonin një shkurtim nominal prej 50 për qind në aksioneve të tyre Kjo masë synon pakësimin e borxhit prej 100 miliardë Eurosh të Greqisë.

XS
SM
MD
LG