Lidhje

Tregjet e aksioneve në Azi shënojnë rënie


Tregjet e aksioneve në Azi shënojnë rënie

Tregjet e aksioneve në Azi shënojnë rënie

Tregjet e aksioneve në Azi u hapen me përqindje negative një ditë pasi tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë pësuan rënie të mëdha për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme lidhur me rritjen e vogël të ekonomisë globale.

Indeksi i Seulit KOSPI sot u hap me një rënie prej 3 për qind, ndërkohë që indeksi i Tokios Nikkei pësoi rënie në shifrën rreth 2 për qind. Tregjet e aksioneve në Sidnei pësuan një rënie prej më shumë se 1 për qind.
Shqetësimet për rritjen e dobët ekonomike të SHBA dhe shqetësimet rreth borxhit Evropian kanë bërë që të mërkuren tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë të pësojnë një rënie të madhe.
Në Nju Jork, Dow Jones ra pothuajse 5 për qind, ndërsa S & P dhe NASDAQ gjithashtu pësuan rënie të ndjeshme - duke i humbur të gjitha fitimet nga rimëkëmbja që pati të marten.

Indekset e mëdha evropiane në Londër, Paris dhe Frankfurt gjithashtu pësuan rënie në shifrën 5 për qind pas njoftimeve se Franca mund të humbasë klasifikimin e mirë të kreditit të saj AAA. Por më vonë, tre agjencitë kryesore për klasifikimin e kreditit pohuan se klasifikimi kredidit të Francës nuk ka ndryshuar.

XS
SM
MD
LG