Lidhje

Tregjet financiare reagojnë negativisht ndaj komenteve të kryeministrit grek

  • Zëri Amerikës

Tregjet financiare reagojnë negativisht ndaj komenteve të kryeministrit grek

Tregjet financiare reagojnë negativisht ndaj komenteve të kryeministrit grek

Tregjet financiare evropiane shënuan rënie të konsiderueshme sot, si reagim i një propozimi të kryeministrit grek Jorgos Papandreu për mbajtjen e një referendumi lidhur me planin, për të cilin udhëheqësit evropianë arritën marrëveshje javën e kaluar.

Disa nga indekset kryesore të tregjeve evropiane ranë sot 2,5 për qind deri në 4 për qind gjatë transaksioneve të mëngjesit. Zoti Papandreu e ka mbështetur me forcë planin, i cili mund ta pakësojë me rreth 140 milionë miliardë dollarë borxhin e Greqisë, ndërkohë që vendi i tij duhet t’i nënshtrohet disa masa të ashpëra shumëvjeçare. Por kryeministri grek i tha dje socialistëve në pushtet në parlamentin grek se plani do të zbatohet vetëm me miratimin e vullnetit të popullit.

Udhëheqësit evropianë dhe ata botërorë e vlerësuan miratimin e planit, i cili synon pakësimin e borxhit grek dhe qetësimin e tregjeve financiare, të cilat kanë pasqyruar gjendjen e pasigurtë të krijuar nga rreziku i mospagimit të borxhit nga Athina. Por populli grek ka zhvilluar protesta, nganjëherë të dhunshme, për muaj me radhë, për të shprehur kundërshtimin ndaj masava të ashpëra financiare të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, si rritja e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve qeveritare.

XS
SM
MD
LG