Lidhje

Tregjet pozitivë pas miratimit të masave nga Greqia

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Greece Bailout

Greece Bailout

Greqia tha sot se do të mbajë zgjedhjet kombëtare në prill për të zëvendësuar qeverinë e përkohshme të kryeministrit Lucas Papademos, një ditë pasi protestuesit i vunë zjarrin qendrës së Athinës dhe parlamenti miratoi një raund të ri masash shtrënguese. Analistët thonë se pa realizimin e këtyre masave dhe pa një marrëveshje me kreditorët private, Greqia është e destinuar të dale nga eurozona.

Megjithë masat e reja shtrënguese të miratuara nga parlamenti grek, një analist gjerman parashikon se largimi i Athinës nga eurozona është vetëm çështje muajsh.

“Pas zgjedhjeve franceze dhe pasi Banka Qendrore të ketë hedhur më shumë para në treg dhe në fondin e shpëtimit, me mund t’i lemë grekët të largohen qetësisht”, thotë Robert Halver, në bankën Baader.

Analisti Halver i bëri komentet ndërsa tregjet e aksioneve u ngritën sot, pasi parlamenti grek miratoi masa të reja shtrënguese të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, në këmbim të shpëtimit nga falimenti muajin e ardhshëm. Mes reformave janë shkurtime të thella në sektorin publik, të pagave minimave dhe përfitimeve shoqërore, që Parlamenti grek i miratoi, ndërsa protestuesit në Athinë u përleshën me policinë dhe u vunë zjarrin 45 godinave.

Ministrat e eurozonës do të takohen të mërkurën për të vendosur në se do t’ia japin japin Greqisë paketën e ndihmave.

Komisioneri i BE-së për marëdhëniet ekonomike dhe monetare Olli Rehn sinjalizoi se ministrat janë gati të miratojnë paketën e ndihmave për Greqinë.

“Votimi i djeshëm i parlamentit grek është një hap i rëndësishëm përpara për miratimin e paketës së dytë. Kam besimin se kushtet e tjera, përfshirë indentifikimin e masave konkrete për 325 milionë eurot do të përfundojë në takimin e ardhshëm të eurogrupit që do të vendosë më pas të miratojë programin".

Para se të ndodhë kjo, ata kërkojnë një angazhim me shkrim nga udhëheqësit e partive politike greke që reformat do të zbatohen, edhe pas zgjedhjeve të përgjithshme të prillit.

Pa ndihmën dhe pa një marrëveshje me kreditorët privatë, Greqia nuk do të bëjë dot pagesat e këstit të borxhit, që ka të ngjarë ta detyrojnë të largohet nga Eurozona.

Analisti Halver thotë se Gjermania po bën pjesën e saj për të ndihmuar vendet e eurozonës në vështirësi dhe se Berlini duhet të nxisë francezët, spanjollët dhe italianët të vazhdojnë reformat për pakësimin e borxhit.

“Nuk mund të ndërtojmë makineri për të ulur deficitin, nuk mund të rrisin pagat me 15 përqind për t’u bërë më pak konkurrentë. Çdo vend duhet të kryejë pjesën e vet të reformave”.

Deri më 20 mars, ka gjithashtu rrezik që disa kreditorë privatë t’i rezistojnë arritjes së një marrëveshjeje, për të marrë një vlerë më të ulët të letrave me vlerë që ata zotërojnë.

XS
SM
MD
LG