Lidhje

Tregjet, skeptikë ndaj ndihmës së dhënë Irlandës

  • Zëri Amerikës

Tregjet, skeptikë ndaj ndihmës së dhënë Irlandës

Tregjet, skeptikë ndaj ndihmës së dhënë Irlandës

Zyrtarët që përgatitën planin për të ndihmuar Irlandën, me vlerë 113 miliardë dollarë, shpresonin se injektimi i një sasie të tillë fondesh do të qetësonte tregjet dhe do të ulte koston e marrjes së borxheve për Irlandën dhe vende të tjera.

Por deri tani plani nuk ka dhënë rezultat, siç dëshmojnë edhe normat në rritje të interesit për letrat me vlerë që ka nxjerrë Irlanda dhe vende të tjera evropiane.

Letrat me vlerë jepen në shkëmbim të kredive që i japin investitorët qeverisë. Investitorët japin kredi të tilla me norma të ulëta interesi për qeveri në gjendje të qëndrueshme financiare si Gjermania, ndërsa për vende të mbytura në borxhe si Irlanda dhe Greqia, normat e interesit janë më të larta duke rrezikuar ripagimin e borxheve.

Ekonomistët thonë se mund të matet niveli i shqetësimit të tregut duke analizuar ndryshimin e normave të interesit nga ato për Gjermaninë tek ato për vende me probleme ekonomike. Ky ndryshim arriti sot nivelin më të lartë në disa vjet.

XS
SM
MD
LG